Ballina Lajme Gjysmëfinalja e Botërorit 2022, Messi kalon në avantazh Argjentinën

Gjysmëfinalja e Botërorit 2022, Messi kalon në avantazh Argjentinën

2

Argjentinë-Kroaci është sfida e parë gjysmëfinale e Botërorit 2022, që po mbahet sot.

Lionel Messi ka shënuar golin e parë për Argjentinën nga pika e bardhë.

Portieri i kroatëve Dominik Livakoviç bëri një ndërhyrje të gabuar në mbrojtje dhe arbitri akordoi penallti. Messi ekzekutoi në mënyrë perfekte 11 metërshin duke kaluar në avantazh Argjentinën.