Ballina Rajoni Gjyqi në Hagë, dëshmitari i dytë kundër Thaçit e të tjerëve: Isha...

Gjyqi në Hagë, dëshmitari i dytë kundër Thaçit e të tjerëve: Isha prezent në varrimin kur doli për herë të parë publikisht UÇK

1

 

Në seancën e së hënës, ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar dhënien e dëshmisë dëshmitari i dytë i ZPS-së, i cili tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), seancë kjo e përcjellë me seanca private dhe pjesë të redaktuara.

I pyetur nga ZPS para se të kalojë në seancë private dëshmitari tha se është bërë anëtar në LDK pasi kjo forcë sipas tij kishte pasur një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës.

“Anëtar i LDK-së jam bërë se LDK ka pas një program për shtet dhe për pavarësinë e Kosovës nga Serbia”, tha ai.

Paraprakisht ai sqaroi se kush ka udhëhequr selitë e LDK-së si dhe për strukturën e LDK-së në qytetin e Malishevës.

Dëshmitari u pyet se çfarë ndodhi në varrimin që përmendi që çoi në bërjen publike të UÇK-së.
“Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexuar një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes”.

Kur e keni dëgjuar për herë të parë UÇK-në?
Dihet që ka ekzistu Ministria e Mbrojtjes. UÇK si formacion është dalë pak ma vonë. Më 1998. Prej fillimit kam qenë pjesëtar i saj.

Para sulmit tek Jasharët, si e keni dëgjuar emrin e UÇK-së?
Po që ju prijshin aksioneve ndaj ushtrisë serbe dhe me komunikatat e tyre që i merrshin përgjegjësitë, thojshin që këto i ka kry UÇK-ja.

Ju në 97-ën e keni parë këtë komunikatë vet?

Jo, vetëm përmes pjesës së informimit. Në do gazeta të shkruara në Prishtinë. Në gazetën Koha Ditore, Bujku, edhe Televizioni Shqiptar. Përmes satelitëve.

Si u bë UÇK publike?
UÇK u bë publike në vitin 1997 në Llaushë me vrasjen e mësuesit Halit Geci. Pas vrasjes së Jasharajve, i madh e i vogël u kyçën në UÇK.

Çka ndodhi në varrimin që ju përmendët që çoi në bërjen publike të UÇK-së?
Unë kam qenë prezent. Aty ka marrë pjesë Fatmir Sejdiu, Halit Geci, dhe pas tyre kanë dalë përfaqësuesit e UÇK-së, kanë lexu një tekst dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes.

Të nisim me Mujë Krasniqin, a e mbani mend Mujë Krasniqin të ketë marrë pjesë në këtë ceremoni mortore?
Përgjigje…Nuk dëgjohet mirë…

Nëse e kujtoj ka qenë pa maskë, kta tjerët kanë qenë me maska.

A të kujtohet ose e ke mësuar më vonë se kush ishte personi që nuk kishte maskë?

Të ndjerin e kam njoftë edhe më përpara, ka qenë këngëtar. Ka knu në fshatin tim.

Kush ishte ky pjesëtar i UÇK-së?
Mujë Krasniqi.

Prokurori ka vazhduar edhe më tej me pyetje për Mujë Krasniqin.