Ballina Lajme Politike “Gjynah të dënohej, ngriti policinë dhe rendin”, Maks Haxhia: Kur mund të...

“Gjynah të dënohej, ngriti policinë dhe rendin”, Maks Haxhia: Kur mund të lirohet Saimir Tahiri 

1

Për avokatin Maks Haxhia, e ardhmja e Saimir Tahirit është drejt pafajësisë.  I ftuar në “Radarin Informativ”, Maks Haxhia u shpreh se nuk mund të dënohej një ministër që ka kontribuar kaq shumë për policinë vetëm për shpërdorim detyre.

Sipas tij Tahirit ende nuk i është komunikuar se çfarë ka shpërdoruar në detyrën e tij.

“E ardhmja e Saimir Tahiri është i pafajshëm. Ai paska qenë një nga ministrat më të mirë që është gjynah të përfudnojë në burg, duke llogaritur kontributin e dhënë. Kujtojmë se si e gjeti policinë dhe rendin dhe se si e ka bërë” u shpreh Maks Haxhia.

Sipas avokatit, Tahiri lirohet nëse Gjykata e Lartë bën rekurs në Apel vendimin për ish ministrin Tahiri.

“Që të thuash shpërdorim detyre. Apo që ti ngordhin lopët ministrisë dhe të fusësh ministren në burg. Ne jemi në Gjykatë të lartë presim rekursin. Kemi paraqitur shkelej proceduriale që kthehet vendimi dhe në Apel. Kjo bën që ai të lirohet. Plus edhe themeli që nuk dënohet një ministër i Brendshëm, kur si ke thënë se çfarë ka shpërdoruar” tha avokati.

/abcnews.al/