Gjykata Speciale e Hagës vendosi të zgjasë afatin e paraburgimit për ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Vendimi ka ardhur pikërisht në ditën kur Kosova feston 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Vendimi është nxjerrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar