Ballina Lajme Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg ish-pjesëtarin e UÇK Salih Mustafa.Ja...

Gjykata Speciale dënon me 26 vite burg ish-pjesëtarin e UÇK Salih Mustafa.Ja si e pret vendimin!?VIDEO

1

HAGË- Gjykata Speciale ka dënuar me 26 vite burg ish-pjesëtarin e UÇK-së, Salih Mustafa. Sipas Gjykatës, ai u shpall fajtor nën disa akuza për krime lufte.

Në seancën e mbajtur ditën e sotme ku trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia ka lexuar aktakuzat ndaj Mustafës dhe dënimet e dhëna për secilën prej tyre. Gjatë momentit të dënimit të dhënë nga gjyqtarja, kamerat kanë fokusuar Mustafën i cili po qëndronte në këmbë dhe nga mimika nuk ka patur asnjë reagim. Mustafa është arrestuar dhe më pas është transferuar në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale më 24 shtator të vitit 2020. Procesi gjyqësor ka nisur më 15 shtator të vitit 2021 dhe në të kanë marrë pjesë 29 dëshmitarë, 14 të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe 15 të mbrojtjes.