Ballina Lajme Gjykata le në burg Vangjush Dakon

Gjykata le në burg Vangjush Dakon

1

Gjykata e Posaçme ka vendosur lënien në burg të ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”. Për Diana Dedja, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje.

Për topografin Adrian Bulkun, i akuzuar për shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim, gjykta ka vendosur e sigurisë “arrest shtëpie”.

Më herët, ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, i ka kërkuar gjykatës masë më të butë sigurie. Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.

Vangjush Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ai ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos kjo procedurë prokuromi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë momemt procedurën e prokirorimit për këtë tender.

Ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka këkrkuar gjykatës masë më të butë sigurie. Avokti i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhje me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore.  Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.

Vangjush Dako dhe ish bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit.

Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.  Edhe pse KLSH kërkoi në 2015 që të merreshin masa për rikuperimin dëmit, kjo jo vetëm nuk u bë por kompania shleu 40 % e vlerës së mbetur duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë lekë.

Pikërisht “gabimi” me një presje dhjetore u bë shkak për 10-fishimin e vlerës së tenderit të shëtitores së plazhit në Durrës. Tenderi i datës 25 mars 2014 u denoncua edhe nga Ferdinand Xhaferraj, kryetar i PD në Durrës, në vitin 2020.