Ballina Lajme Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor për...

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e komisionit hetimor për Becchettin

1

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot në shqyrtim kërkesën e një pjese të deputetëve të PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”.

Në lidhje me këtë çështje, Gjykata ka vlerësuar se nuk plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor. Kështu, Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së deputetëve të PD-së.

“Gjykata Kushtetuese ka marrë sot në shqyrtim çështjen me kërkues nga një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se një e katërta e deputetëve), anëtarë të PD-së me objekt:

“Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjellë si pasojë vendimin e Arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë.”

Në lidhje me këtë çështje, Gjykata ka vlerësuar:

  1. Se ajo ka juridiksion për shqyrtimin e kësaj çështjeje, pasi vendimi nr. 9, datë 28.03.2022 i kësaj Gjykate nuk përbën gjë të gjykuar, për rrjedhojë as pengesë në aspektin kushtetues.
  2. Kërkuesi plotëson kriteret e legjitimimit, pasi kërkesa është paraqitur nga i njëjti subjekt që ka kërkuar edhe ngritjen e komisionit hetimor.
  3. Në lidhje me themelin e pretendimeve, Gjykata nuk arriti në përfundimin se në rastin konkret plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor.

Gjykata ka vendosur rrëzimin e kërkesës së një pjese të deputetëve të PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”-njofton gjykata.

Kujtojmë se kërkesa e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor u rrëzua në Kuvend nga mazhoranca më 14 Tetor 2021.