ITALI – Ditë të errëta për Juventusin. Ekipi legjendar italian u ndëshkua me -10 pikë në renditjen e Serie A për fitimet kapitale. Ky është dënimi i Gjykatës Federale të Apelit të FIGC-së pas seancës së re të gjykimit të fitimeve kapitale.
E njëjta Gjykatë e Apelit shpalli të pafajshëm edhe shtatë drejtuesit e Juventusit për të cilët Kolegji i Garancisë kishte kërkuar të rijustifikonte përgjegjësinë, si pjesë e gjyqit të fitimeve kapitale.
Bëhet fjalë për Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano. Prokurori federal, Giuseppe Chiné, kishte kërkuar tetë muaj ndalim për ta.