Ballina Lajme Gjykata e Lartë rrëzon Safet Bajrin Lë në fuqi vendimin belg të dënimit...

Gjykata e Lartë rrëzon Safet Bajrin Lë në fuqi vendimin belg të dënimit me 6 vite

1


6 muaj nga përfundimi i dënimit për trafik droge të cilin po e vuan në burgun e Fierit, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Safet Bajrit për prishjen e vendimit që njohu dënimin e autoriteteve belge.

Gjykata e Shkodrës njohu gjatë 2019-ës dënimin prej 6 vjet e 6 muaj burg dhënë nga gjykatat belge për Bajrin, një personazh i njohur i botës së krimit edhe në Shqipëri.

Më herët, ai ka kërkuar lirinë me kusht nga gjykatat, kërkesa të cilat janë rrëzuar.

Safet Bajri u arrestua në shtator të 2018 në një garazh në Tiranë bashkë me 11 persona të tjerë me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda nën akuza shumë të rënda si pjesë e një grupi kriminal.

Hetimet për këtë dosje u shfrynë dy vite më pas dhe çështja u gjykua në Shkodër, ku Safet Bajri dhe 4 të tjerë u dënuan për trukime të ndeshjeve me 1 deri në 3 vite burg.

Tv Klan