Ballina Lajme Gjykata e Lartë çon në SPAK 21 janarin

Gjykata e Lartë çon në SPAK 21 janarin

5

Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në lidhje me rekursin e bërë nga Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë më 21 janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjykata e Lartë vendos që hetimet për 21 janarin të zhvillohen nga SPAK.

Gjykata e Lartë detyron SPAK të regjistrojë procedimin penal. Pranohet rekursi i Rajmonda Nikës, të vejës së Aleks Nikës.

Prokurori i SPAK ka vendosur dërgimin e kallëzimit për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës.

Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë.

Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit.

Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.