Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve, më 1 janar të vitit 2021, rreth orës 03:45.
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 8 vite burg Klajdi Shundi pasi akuzohet se vrau kunatin e tij Vladimir Zvezhda natën e Vitit të Ri ngjarje e ndodhur më 1 janar 2021.
34-vjeçari në gjendje të dehur goditi me thikë në qafë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, 42 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Sherri filloi për mikpritjen. Sipas dëshmisë së shokut të Klajdi Shundit, i cili ishte prezent në ngjarje, sherri ka nisur për arsye banale.
Dy “protagonistët” e konfliktit janë zënë se kush janë më mikpritës, Korça apo Pogradeci.
Shundi i ka kërkuar Vladimirit që të mos e ngrejë zërin në shtëpinë e tij. Më pas kanë dalë jashtë dhe çështja është agravuar deri në atë pikë që ka ndodhur vrasja, dhe autori e qëlloi me thikën e bukës