Ballina Lajme Gjykata apelit rrëzon kërkesën e avokatëve, lihet në burg Gerti Shehu, 32-vjeçari...

Gjykata apelit rrëzon kërkesën e avokatëve, lihet në burg Gerti Shehu, 32-vjeçari që goditi me grusht Berishën

1

Gjykata e Apeli ka rrëzuar ankimimin nga avokatët e Gerti Shehut, i riu i cili  goditi me grusht kreun e PD Sali Berisha gjatë protestës së opozitës më 6 dhjetor, duke e lenë atë në burg.

Ditën e djeshme News24 dhe ka pasur një komunikim me avokatët e Shehut të cilët konfirmuan se kërkojnë dy masa më të lehta sigurie sesa ajo e arrestit me burg. Ata i kanë kërkuar gjykatës së Apelit shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik pasi sipas tyre vuan nga çrregullime mendore, dhe lënien në arrest shtëpie.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se avokatët, të pyetur nëse kanë dokumente shtesë që vërtetojnë pretendimet e tyre për gjendjen shëndetësore të 32-vjecarit, janë shprehur se po i mbledhin.

Sa i përket gjendjes mendore të personit të dyshuar, që në krye të herës doli një dokument mjekësorë sipas të cilit vërtetohej se mund të kishte probleme mendore, por duke mos qenë konform ligjit, prokuroria ka kërkuar një tjetër ekspertizë.