Ballina Rajoni Gjukanoviç shpërndan Parlamentin e Malit të Zi, pritet të shpallë datën për...

Gjukanoviç shpërndan Parlamentin e Malit të Zi, pritet të shpallë datën për zgjedhjet e parakohshme

1

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç shpërndau parlamentin të enjten (16 mars), duke i hapur rrugën zgjedhjeje të parakohshme parlamentare.

Gjukanoviç nxori një dekret për shpërndarjen e parlamentit tre muaj pasi qeveria e Malit të Zi ra në një votë mosbesimi dhe pasi ligjvënësit nuk arritën të zgjidhnin një qeveri të re.

Më 17 mars pritet që presidenti i Malit të Zi të caktojë një datë për zgjedhjet e parakohshme.

Ndërsa të dielën do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, ku rikandidon Millo Gjukanoviç.

Qeveria aktuale e Dritan Abazoviçit u rrëzua nga një mocion mosbesimi pas nënshkrimit të

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020.

/rtsh.al/