Ballina Rajoni Gjukanovic shpall datën, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi mbahen më...

Gjukanovic shpall datën, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mal të Zi mbahen më 11 qershor

2

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanovic, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.

Ai e mori vendimin pasi kjo shumicë parlamentare nuk arriti të formonte Qeverinë e re, apo të riorganizonte Qeverinë ekzistuese, së cilës iu votua mocioni i mosbesimit, gushtin e kaluar.

Kjo ndodhi pak kohë pasi Qeveria e Dritan Abazoviçit nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Të dyja vendimet e Gjukanoviqit vijnë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars.

Gjukanoviç është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve në këto zgjedhje.Në garë do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.