Ballina Lajme GJKKO cakton masën e sigurisë, Fredi Beleri mbetet në burg

GJKKO cakton masën e sigurisë, Fredi Beleri mbetet në burg

1

Ka përfunduar seanca gjyqësore e ditës së sotme në GJKKO për Fredi Belerin, për të cilin do të vendosej masa e sigurisë.

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Beleri edhe pse i arrestuar, fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë. Ai u transferua nga paraburgimi i Vlorës në Tiranë, ndërsa mbrohet nga avokatët, Edmond Dema dhe Geni Gjyzari.

 

Kujtojmë që Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. Ai ishte denoncuar në Prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para për vota.

Sipas prokurorisë, Beleri iu premtonte qytetarëve se në këmbim të votës do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek./Opinion.al