Ballina Lajme Gjirokastër, bie zjarr në tarracën e një pallati

Gjirokastër, bie zjarr në tarracën e një pallati

2

Në lagjen “Granicë” të Gjirokastrës është shënuar një vatër zjarri gjatë mbrëmjes. Mësohet se zjarri ka rënë në tarracën e një pallati, ku ishin stivosur disa metër kub dru në pronësi të Xhemil Biraçit.

Nga flakët janë regjistruar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura.