Ballina Lajme Gjiknuri pas dëshmisë në SPAK: Dhashë shpjegime për një nga abuzimet më...

Gjiknuri pas dëshmisë në SPAK: Dhashë shpjegime për një nga abuzimet më të mëdha

1

Pasi qëndroi për rreth 40 minuta në SPAK, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Në fjalën e tij Gjiknuri tha se dëshmoi si një nga personat që ka dijeni për abuzimet me projektin e rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas tij kjo rrugë nisi me një vlerë 240 mln euro dhe përfundoi me një kosto 400 mln euro.

““Isha për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha rruga Tiranë-Elbasan që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me një kosto 400 mln euro. Shpjegimet e mia i dhashë në prokurori, kështu që nuk kam gjë për të shtuar”, tha Gjiknuri pasi doli nga SPAK.”, tha Gjiknuri në dalje të SPAK.