Ballina Lajme Gjendet trupi i pajetë i një 42-vjeçari në portin e peshkimit në...

Gjendet trupi i pajetë i një 42-vjeçari në portin e peshkimit në Durrës

7

Trupi pajetë i një 42-vjeçari nga Tirana është gjetur në portin e peshkimit në Durrës. Viktima është pikasur nga peshkatarët. Sipas policisë, viktima nuk ka shenja dhune. Dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

Policia ka kontaktuar familjaret e tij të cilet kanë deklaruar se 42-vjeçari ishte i alkoolizuar.

“Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.