Ballina Lajme Kronike Gjendet një trup i dekompozuar në një grumbull shkurresh në Tiranë

Gjendet një trup i dekompozuar në një grumbull shkurresh në Tiranë

2

Është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.

“Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak”, tha policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al