Një granatë dore është gjetur në rrënojat e një pallati në Krujë të dëmtuar nga tërmeti.
Uniformat blu bëjnë me dije se policia po punon për identifikimin e shtetasit/ve që e posedonin granatën dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë
Në Krujë, në rrënojat e një pallati të dëmtuar nga termeti u gjet dhe u sekuestrua një granatë dore. Vijojnë veprimet për identifikimin e shtetasit/ve që e posedonin granatën dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.