Vijojnë kontrollet, me shërbime të shtuara policie, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, përpunimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me AMP-në, Fier, bazuar në inteligjencën informative se një shtetas prodhonte dhe shiste lëndë narkotike, kanë ushtruar kontroll në magazinën ku dyshohej se mbahej lënda narkotike, në fshatin Libofshë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan rreth 1.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të magazinës, shtetasit A. (I). Y., 36 vjeç, banues në Libofshë, Fier, i cili dyshohet se është poseduesi i lëndës narkotike të sekuestruar. — Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin F. K., 25 vjeç, banues në Sektor Seman, Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Ballina Lajme Gjendet lëndë narkotike në një magazinë në fshatin Libofshë,shpallet në kërkim autori.