Durrës- Gjendet i mbytur një i ri në Durrës.
Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 1, në breg të detit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, E. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës. TRupi i pajetë u dërgua në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.