Pak tekstile apo veshje të shekullit të 17-të mbijetojnë sot dhe është edhe më e rrallë t’i gjesh ato në anije të mbytura, pasi ato konsumohen shumë shpejt. Dy fustane, pothuajse të paprekur, një prej mëndafshi dhe një fustan nusërie janë gjetur në një anije të përmbytur gjatë shekullit të 17-të.
Dy fustanet janë prej mëndafshi të shtrenjtë dhe janë gjetur në të njëjtin arkë. Stili i fustanit të mëndafshtë të kujton modën e Evropës Perëndimore midis viteve 1620 dhe 1630. Fustani ndoshta kishte kopsa argjendi ose ari, një jakë prej liri ose dantelle, dhe zbukurime të tjera. Edhe pse sot është krem, e kuqe dhe kafe, studiuesit besojnë se fillimisht ishte një ngjyrë e vetme. Pavarësisht dizajnit të ndërlikuar dhe pëlhurës së shtrenjtë, fustani ishte menduar ndoshta për veshjen e përditshme.
Nga ana tjetër, shkencëtarët vlerësojnë se fustani i nusërisë argjendi është bërë për një rast të veçantë. Ai përmban motive me fije argjendi të endura që duken si zemra të ndërthurura, si dhe zbukurime argjendi.
Ekspertët hoqën kripën nga fustanet dhe më pas i ruajtën në vitrinë speciale të mbushura me azot nën presion, i cili largon oksigjenin dhe kështu parandalon përkeqësimin, shpjegoi Eëing .
“Falë kësaj zgjidhjeje, ne besojmë se do të jemi në gjendje të ekspozojmë fustanin dhe gjetjet e tjera për një periudhë të gjatë kohore pa u dëmtuar ato”, thanë ekpsertët të cilët sjtojnë se sipas gjetejeve, anija mbante sende të një familjeje të pasur.
Në të njëjtin arkë me fustanet u gjetën çorape mëndafshi të thurura, një mantel, një bust i kuq dhe një çantë bukurie femërore. Studiuesit ishin të habitur nga fakti se asnjë nga rrobat nuk ka të njëjtën madhësi, kështu që ata besojnë se sendet ndoshta i përkisnin një familjeje që udhëtonin së bashku.
Anija mund të ketë transportuar sendet e një familjeje të pasur në një vend tjetër, tha Arend Voss , një arkeolog në muze. Rroba prej kadifeje, e cila mund të ketë qenë një kaftan, mund të ketë origjinën në Perandorinë Osmane ose në Evropën Lindore.
Bojë e kuqe e ndezur ishte e njohur në shekullin e 17-të, sipas studiuesve të muzeut. Kompleti i kujdesit përfshin një furçë mëndafshi, mbetjet e një jastëku, një krehër dhe një pasqyrë tavoline e cila ishte e zbukuruar me kadife mëndafshi.
Arkët e tjera përmbanin 32 libra të lidhur me lëkurë të praruar, duke përfshirë një të stampuar me stemën e familjes mbretërore skocezo-angleze Stuart . Sipas ekspertëve, kopertinat vijnë nga libra nga Anglia, Franca, Gjermania, Holanda dhe Polonia në shekujt 16 dhe 17.
Gjithashtu nga vendi i mbytjes u gjet një gotë argjendi e thyer, stili i së cilës i ngjan atyre të bëra në fund të shekullit të 16-të në Nuremberg, Gjermani. Në kapakun e kupës është paraqitur perëndia Ares. Zhytësit gjetën gjithashtu një instrument të përdorur nga anijet holandeze për lundrim, me inicialet e prodhuesit, HI, dhe vitin 1626.
Qindra anije të mbyturashtrihen përgjatë vijës bregdetare lindore të Texelit, ku anijet u detyruan të kalonin. Stuhitë shkatërruese kishin fundosur 500 deri në 1000 anije përpara se rrugët tregtare të ndalonin përdorimin e korsive të Texel në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të. Rreth 40 rrënoja janë identifikuar që nga vitet 1970, por shumica kanë zbuluar pak.
/rtsh.al/