Ballina Lajme Politike Gjatë bashkëbisedimit me banorët e lagjes “Apollonia” kryetari Armando Subashi ka garantuar...

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e lagjes “Apollonia” kryetari Armando Subashi ka garantuar akoma më shumë zhvillim për qytetin e Fierit.

2

Tv Kombi

 

Gjatë takimit me banorët e lagjes “Apollonia” kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka shprehur falenderimet për qytetarët fierakë që kanë qenë mbështetës gjatë këtyre viteve për ndryshimet e mëdha që janë realizuar. Sipas tij këtu në Fier nuk kemi vështirësi për të dalë përpara jush dhe për të numëruar gjithë ato punë që kemi bërë. Subashi ka cilësuar si një nga shembujt më kuptim plotë është sheshi ku janë mbledhur duke kujtuar gjendjen në të cilën ishte ai që ishte kthyer në fushën e plehrave numër dy duke menduar që largësia nga qendra është vetëm 50 metra. Investimi i kryer solli përfitimin e një parku të munguar dhe të dëshiruar nga qytetarët.

Por sipas tij sfida më e madhe ishte Gjanica e cila me daljet nga shtrati bënte dëme të jashtëzakonshme. Me atë çfarë kemi realizuar, pohoi Subashi, jo vetëm me qendrën e qytetit, por edhe me lumin Gjanica besoj që jemi në rrugën e duhur dhe kemi bërë gjënë e duhur në këtë drejtim. Ai ka shpalosur projektet në vijim të fazës së tretë nga ish-shtëpia e oficerëve deri tek ish-furrat e bukës dhe brenda këtij viti të rehabilitohet dhe ky segment. Me përfundimin e këtyre punimeve, theksoi ai, mund të themi që Gjanica u kthye në një vlerë të shtuar për qytetin.

Në pjesën lindore të lumit është projektuar një stadium në bashkëpunim me qeverinë, Federatën Shqiptare të Futbollit jo vetëm do t’i japim Fierit diçka të munguar ndër breza, por do t’i japë një vlerë qendrës së qytetit duke krijuar një harmoni të plotë nga pikëpamja urbane, për gjithë qendrën e qytetit në të dy anët e lumit Gjanica. Ai është ndalur në investimet në rrugët kryesore të qytetit, por edhe në brendësi të lagjeve rrugët e brendshme, sheshet, fasadat. Gjithashtu duke bërë një pasqyrë të punëve në shkolla, kopshte e çerdhe ka pohuar faktin e rikostruksioneve të tyre, ndërkohë që janë dërguar për financim dhe disa shkolla të tjera të qytetit. Subashi la garantuar që në katër vitet e ardhshme do të bëhen akoma më shumë punë.

Duke u ndalur te votimi i 14 majit Subashi ka shprehur besimin te fitorja e radhës, po dhe fitoren e 10 mandateve dhe fitoren e katërt të Edi Ramës në 2025.

 

/Tv Kombi/