Gjanica nga tmerr, në zonë kënaqësie për qytetarët fierakë. Ky investim është një nga projektet madhore të realizuar nga kryebashkiaku Armando Subashi në qeverisjen e tij vendore Për mbi 25 vjet, qendra e qytetit të Fierit dhe buzët e lumit Gjanica vuanin betonin e ndërtimeve pa leje.
Shumë herë i premtuar, por i parealizuar mbetej projekti i rehabilitimit të tij dhe kthimi në identitet si dikur kur qytetarët fierakë pushonin buze këtij lumi. Më në fund realiteti filloi të dukej qartë teksa objektet pa leje u shndërruan në objekt të IKMT-së dhe qytetarët panë atë pamje të mohuar prej kohësh. Kishte filluar kështu hapi i parë i ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe kryebashkiaku Armando Subashi për të shndërruar qytetin e Fierit në një qytet me pamje europiane.
Ndërkohë që me çlirimin e hapësirave publike po ravijëzohej një tjetër perspektivë zhvillimore. Vendin e të fortëve tashmë do ta zinte ligji. Me punë intensive dhe me një projekt të qartë zhvillimi rehabilitimi i lumit Gjanica, që për çerekshekulli ishte kthyer në burim plehrash e përmbytjesh për qytetin e Fierit, u shndërrua në një nga projektet më madhorë të zbatuar në qytetin e Fierit.
Në fazën e parë të nisur nga grykëderdhja e lumit deri në urën e Sheqit, me pastrimin e shtratit, largimin e mbetjeve, ndërhyrjet në të dyja urat e këmbësorëve, ku njëra ka qenë për t’u rikonstruktuar dhe tjera është ndërtuar tërësisht e re, me gjelbërim, ndriçim dhe mjedise shlodhëse askush nuk ka dashur ta kujtojë më atë kohë të mbetur pas.
Por pas përfundimit të fazës së parë me gjatësi 1.5 km kanë nisur punimet në fazën e dytë që prek një gjatësi prej 2 km vij lineare te lumit Gjanica duke parashikuar jo vetëm rehabilitim të lumit, por sipërfaqe të gjelbëruar, ndriçim në të dy brigjet e lumit .
Ky investim do të sjellë jo vetëm një ndryshim estetik dhe vizual të kësaj zone, por edhe një impakt në jetën e komunitetit . Ky projekt i bashkohet hartës së madhe të ndryshimeve në Fier, duke transformuar përfundimisht dimensionin urbanistik të qytetit./Tv Kombi/