Ballina Lajme Giota Koundouraki, regjisoria helene, që “qëndisi” monodramën “Amber Alert” të Odise ...

Giota Koundouraki, regjisoria helene, që “qëndisi” monodramën “Amber Alert” të Odise Plakut

101

Amber Alerte autorit Odise Plaku është një ndër veprat që regjisorja Giota Koundouraki ka drejtuar në karrierën e saj artistike si regjisore në skenën helene, por jo vetëm. Pavarësisht fuqisë së tekstit të veprës së shkruar nga Odise Plaku, dhe lojës tejet profesionale të Georgia Zoit ajo që meriton të marrë vlerësimin maksimal është pikërisht regjia Koundouraki ka ndërtuar për të sjellë këtë vepër në tërësinë e dimensionit të saj artistik. Siç e ka pohuar edhe vetë në prononcimet e mëhershmelidhur me këtë vepër regjisorja Koundouraki ka synuar që të sjellë në skenë figurën e një nënë që nuk zvarritet, të qajë, të kërkojë mëshirë, lëmoshë, por të dijë të kërkojë fuqishëm të drejtë e saj. Përgjatë një viti ajo ka punuar së bashku me aktoren Georgia Zoi për ta skalitur figurën e kësaj nëne mitike. Një lashtësi që troket me fuqinë e një uragani në ditën e sotme nga dhimbja që shkakton plaga e përbotshme e rrëmbimit,  trafikimit të fëmijëve në mënyrë të veçantë për qëllime prostitucioni.

Ideja regjisoriale e Koundourakit duket se përputhet denjësisht me atë të regjisorit shqiptar Met Xhelili Klithma e një nëne të marrë e interpretuar në skenën shqiptare nga aktorja e paharruar Hajrie Rondo. Janë skalitur kështu dy nëna luanesha,që luftojnë fort dhe përballen deri dhe me indiferencënshtetërore.

Me një dekor minimalist, me një veshje tipike të një gruaje që nuk vjen nga qendra e civilizimit, por një zonë rurale, GiotaKoundouraki ka ditur të sjellë gjithë dramën jetësore të nënës së “Amber Alert”. Ajo ka qëndisur çdo detaj në lëvizjet skenike, në mimikën e aktores Zoi. Ajo ka shfrytëzuar dhuntinë e aktores për të kënduar mjeshtërisht këngët e flokut helen. Me durim, profesionalizëm dhe vullnet ka arritur që të skalisë në pikëpamjen regjisoriale një nënë mitike dhe të papërkulur.

Meritë e saj qëndron edhe në faktin e dhënies së kësaj  dukurie si një plagë me përmasa botërore duke dalë nga rrethi i ngushtë i ndodhjes së ngjarjes në Shqipërinë e para njëzetë e pesë  vjetëve.

Regjisorja erdhi në Shqipëri nga Greqia së bashku me ekipin si ambasadorë të kulturës bashku me aktoren Georgia Zoi,kompozitoren Areti Kokkinou, e cila ishte live në skenë. Së bashku ato përformuan një vepër histori reale e shkruar nga dramaturgu Odise Plaku, një personazh i dashur tashmë në Greqi, sepse kjo vepër, kishte vlerësime të shkëlqyera përgjatë disa muajve në skenën e teatrit Viktoria” në Athinë.

Dhe me të vërtetë, atë  që ka synuar që në fillim të përgatitjesregjisoriale  e ka arritur edhe me publikun e kryeqytetit në sallën e koncerteve të UniversitetitArteve ku për mbi një orë aktorja Georgia Zoi solli tronditjen e shpirtit të audiencës.

Vepra ka si qëllim të ngacmojë publikun, ndërgjegjen e tij, mendimet e tija për një çështje e cila për fat te keq vazhdon të ekzistoje kudo, edhe në vendet e emancipuara. Ky fenomen citohet nga amerikanët dhe anglishtfolësithuman trafficing”,  pra trafiku njerëzor. Kjo plagë që është një traditë mesjetare për fat të keq vazhdon edhe në shekullin e 21-të. Vepra në vetvete ka njeri  që kërkon, është një nënë që ka humbur vajzën e saj dhe kërkon prej vitesh ta gjejë. Kërkon të gjejë fëmijën e saj. Si çdo nënë në të gjithë botën kërkon të gjejë fëmijën e saj. Është një histori shumë prekëse e sjellë për publikun shqiptar në Tiranë, dhe dëshironin  realisht ta ndiqnin dhe të diskutonin për këtë vepër, sepse ky është edhe qëllimi. Ky ishte i vetmi qëllim për të cilin ajo e përgatiti si regji.

Pas përfundimit të lojës së mrekullueshme të aktores GeorgiaZoi sytë e spektatorëve kuptohet pyetja e stërmadhe: Çfarë po ndodh?

Është një vepër makthi për mesazhet e zgjimit që përcjell. A ekziston ky makth? Çfarë do të thotë “ Amber Alert”?

Vepra ka dimensione social-politike, shumë të forta, shumë personazhe shfaqen pa qenë prezent në skenë.

Kush po kërkon fëmijën e vet? Ku zhduken vajzat ? Në cilat shtete shpërndahen? Çfarë do të thotë e gjitha kjo?

Dhe të gjitha këto pyetje të stërmëdha janë mishërim i punës së regjisores së talentuar Giota Koundouraki, puna e së cilës do të ishte krenari në ndonjë nga skenat e teatrove shqiptare  në të ardhmen.