.
Bruna Sota Hoxha ka mbaruar Institutin e Lartë Pedagogjik për gjuhë dhe letërsi. E ka filluar aktivitetin e saj artistik si këngëtare që në klasën e parë të shkallës fillore, duke kënduar në festivalet e këngës për pionier, duke filluar që nga viti 1963 ku është nderuar me çmime të ndryshme.
Në vitin 1971 është aktivizuar në Festivalin e dytë kombëtar, të këngës së ushtarit, Tiranë. Në vitin 1976 ka marrë pjesë në Festivalin e 15 -të të këngës së muzikes së lehtë në RTSH, Tiranë. Në vitin 1978 u emërua në Estradën Profesioniste të Qytetit të Fierit si këngëtare profesioniste.
Gjatë periudhës 1978 -1991, ka kënduar në 52 premiera të Estradës Profesioniste, ku është pritur me shumë sukses, si nga spektatori fierak ashtu edhe nga spektatori mbarëkombëtar. Në vitin 1981 dhe 1986 ka marrë pjesë me Ansamblin folklorik “Myzeqeja” në konkurrimet europiane të organizuara në Turqi, ku është pritur me shumë sukses.
Në Vitin 1987, 1988 dhe 1990 ka realizuar me sumë sukses 5 koncerte recitale.
Në vitin 1991 emigroi së bashku me familjen e saj në Greqi, ku krahas punës si këngëtare në buzuqe dhe taverna të ndryshme, ka dhënë shumë koncerte edhe për komunitetin shqiptar në Athinë.
Në vitin 1995 – 1997, së bashku me grupin e saj muzikor “Malli”, bën muzikë në të gjitha kantonet e Zvicrës, pranë komuniteteve shqiptare dhe në 1999 shkon në Amerikë, ku jep koncerte në shumë shtete pranë komuniteteve te ndryshme shqiptare.
.
🎼Ka 50 vjet karrierë të suksesshme, pa shkëputje nga profesioni, brenda dhe jashtë vendit.
.
Në vitin 2019, emërohet drejtoreshë e aktiviteve pranë Qendrës së kujdesit të brezit të tretë, “Vatra” në Boston. Në 15 Tetor 2022, dha koncertin e pestë recital në teatrin “Bylis” të Fierit, me ftesë të Bashkisë së Fierit.
.
🎼Në vitin 2023 së bashku me Rikun, janë kthyer përfundimisht nga emigrimi në vendlindje, ku vazhdojnë të kontribuojnë në artin dhe kulturën fierake.
.
🏷Është vlerësuar me 🏅medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1989 dhe me 📋Certifikatën e Mirënjohjes “Krenaria e Qytetit në vitin 2022.