Ballina Lajme Gërmimet zbulojnë tempullin e shenjtë në Apoloni

Gërmimet zbulojnë tempullin e shenjtë në Apoloni

1

Një tempull i shenjtë është zbuluar gjatë gërmimeve në Apoloni.

Ekspedita arkeologjike shqiptaro-franceze janë vendosur në portën verilidore të qytetit antik, aty ku muri fortifikues i qytetit daton në shekujt e periudhës klasike helenistike.

Arkeologu Arjan Dimo thonë se gërmimet po kryhen në murin rrethues, fortifikues të qytetit, si në pjesën e brendshme ashtu edhe të jashtme të qytetit, ku janë kapur struktura apo bazamente të një tempulli i cili është identifikuar në gërmimet e mëparshme

Qyteti antik i Apolonisë, gjurmët e të cilit i përkasin shekujve 5 dhe 6 para Krishtit, është i zbuluar deri më sot prej arkeologëve në rreth 20% të tij. Pjesa tjetër është nën tokë dhe do të vazhdojë të mbajë ende arkeologët në ankth rreth lavdisë, qytetërimit të një qyteti që ishte një nga 30 më të lavdishmit në Ballkan. /abcnews.al