Ballina Bota Gazeta gjermane krahason Vuçiçin me Orbanin: BE nuk duhet ta tolerojë më...

    Gazeta gjermane krahason Vuçiçin me Orbanin: BE nuk duhet ta tolerojë më Serbinë

    1

    Gazeta e njohur gjermane “Die Welt” e krahasuar Vuçiçin atë me kryeministrin hungarez Viktor Orban duke e quajtur  ‘Viktor Orban i dytë’, ndërsa është ndalur edhe tek qëndrimet e presidentit serb lidhur me Rusinë, duke shkruar se është më afër me Moskën njësoj sikurse Hungaria e Orbanit.

    “Pse Brukseli është kaq i butë”, thuhet në artikullin e gazetës gjermane. Më tej në shkrim thuhet se njeriu që ka të gjitha predispozitat për t’u bërë një Viktor Orban i dytë, Vuçiç  është duke pritur tek dera e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

    “Njësoj sikurse kryeministri i Hungarisë, Vuçiç shtyp ata që e kritikojnë, ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe përdor levat politike kundër Brukselit njëjtë sikurse Orban”, shkruan media gjermane.

    Për shtypjen e medias në Serbi ka folur edhe gazetari serb i televizionit N1 Dushan Mlladenjoviç. Ai thotë se ata shahen çdo ditë si tradhtarë dhe agjentë të CIA-s.

    “Çdo ditë na shajnë si tradhtarë, mercenarë të huaj dhe agjentë të CIA-s, edhe nga anëtarët e partisë në pushtet në parlament.”, ka thënë Mlladenjoviç.

    Ai ka treguar se si është përndjekur dy herë edhe kur ka qenë jashtë me fëmijën e tij. Megjithatë gazetari serb thotë se pavarësisht që Qeveria serbe nuk i pëlqen zërat kritika, gazetarët do të bëjnë punën e tyre dhe jo të kujdesen për imazhin e qeverisë serbe.

    Edhe-ish diplomatja Sonja Biserko sheh “tendencat joliberale të ngjashme si në Hungari” edhe në Serbi.

    Ajo ka folur edhe për qëndrimin e  Brukselit karshi një Serbie të tillë. Sipas saj Brukseli dëshiron të fitojë mbi Serbinë, derisa thekson se Serbia është duke e përdorur potencialin e saj shantazhues meqë “është e vetëdijshme për rëndësinë e saj gjeopolitike në rajon’.