Ballina Vendi Gati për asfaltim aksi rrugor Ferma e Çlirimit-Radostinë Fasko

Gati për asfaltim aksi rrugor Ferma e Çlirimit-Radostinë Fasko

2

E cilësuar si një segmet problematik për gjendjen e tij të amartizuar, tashmë ankesave të shumta të banorëve të zonës duket se po iu vjen fundit.

Puna e investeve të bashkisë së Fierit është përqëndruar në aksin rrugor Ferma e Çlirimit -Radostinë Fasko. Përmes këtij investimi shkon drejt rehabilitimit të plotë segmenti rrugor Fermë Çlirim – Radostinë Fask.

Pas kryerjes së fazës së parë të punës rehabilituese në këtë aks rrugor, mbushjes së gropave, zgjerimit të rrugës në vendet e nevojshme është arritur në fazën e asfaltimit të këtij aksi rrugor. Në këtë mënyrë plotësohet motoja e punës së bashkisë së Fierit: nga qendra drejt njësive administrative./Tv Kombi/