
Galeria e Arteve “Vilson Kilica”, mbremjen e djeshme ka celur espoziten e përvitshëm “Apolo Art Colony 22”, i cili vjen në edicionin e 11 të saj. Ky aktivitet vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Shoqatës “Antik”, Bashkisë së Qytetit, Fier dhe Galerisë së Arteve “Vilson Kilica”. Ekspozita “Apolo Art Colony 22”, sjell krijimtarinë e 21 artistëve nga vende të ndryshme, si psh. Anglia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria, Bjellorusia, Ukrahina, Shqipëria, Serbia etj.

Edhe këtë vit, ky aktivitet serviret për publikun artëdashës, tha ne fjalen e hapjes ,drejtoresha e Gaerise se Arteve Elenica Paloli.Sipas saj secili nga pjesëmarësit përcjell nëpërmjet optikës së tij estetike, një vizion personal mbi realitetin. Si e tillë kjo ekspozitë përbën një eksperiencë të rëndësishme për kalendarin vjetor të aktiviteteve,që galeria organizon. Nderkohe ajo ka falenderuar pjesëmarrësit ,te cilet kishim mbushur plot e perplot sallen e ekspozites dhe organizatorët, duke uruar atyre suksese në rrugën e gjatë dhe të vështirë të artit. Gjithashtu ka thene se Galeria e Artit “Vilson Kilica”, do të vazhdojë të jetë një nga pasqyrat më aktive në promovimin e artit pamor vendas dhe të huaj, si përçuese direkte e politikave mbështetëse të artit, promovuar nga bashkia e qytetit. Ndersa Saimir Hametaj nje nga organizatoret e ketij aktiviteti pasi ka vleresuar pjesemaresit te ketij Edicion te 11 tha se ketu marin pjese dhe tre Artiste nga Ukraina pjesemarese ,te cilat paten kete mundesi qe te dalin jashte ukraines ne momentet e para te luftes dhe ato kane ardhur nga Gjermania dhe Rumania ku jane rezidente per momentin Ekspozita do te qendroje hapur 3 jave ne godinen e galerise
