Tre persona janë arrestuar në Dhërmi, pasi furnizonin me drogë lokalet e natës dhe në aktivitetet festive.
Të arrestuar Xhoi Bare, Ermand Hoxha, Kedi Hoxha, të cilëve iu sekuestruan 800 doza me kokaine dhe 750 doza me kanabis.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, kryesisht për turistët apo pushuesit e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.