Ballina Lajme Fundosja e gomones me emigrantë/ Rrëfimi prekës i babait që humbi vajzën:...

Fundosja e gomones me emigrantë/ Rrëfimi prekës i babait që humbi vajzën: Nuk do t’ia fal dot vetes…

28

Ahmed Alhashimi, është një 41 vjeçar nga Iraku, i cili tentoi të kalonte me gomone nga kanali La Mansh, për të shkuar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka treguar historinë tragjike të jetës së tij, pasi gomonia më të cilën po udhëtonin së bashku me vajzën e tij 7-vjeçare u fundos.

 

Fatkeqësisht, vajza nuk ia doli të shpëtonte.

Në një rrëfim prekës, 41-vjeçari thotë se i është dorëzuar pikëllimit dhe fajit që nuk do t’i largohet kurrë nga ndërgjegjja, pasi nuk mundi të shpëtonte të voglën e tij.

“Nuk di çfarë t’u them, vajza ime po ulëriste “Babi më ndihmo”. Ajo po kërkonte ndihmën time por unë nuk munda ta shpëtoja. Nuk do tia fal kurrë vetes. Nuk mund të bëja asgjë tjetër, me ishin mbyllur të gjitha dyert në jetë.

Ishte aty vetëm pak metra larg meje dhe nuk munda ta ndihmoj. Kur ato nxorën personat që humbën jetën nga deti nuk doja ta besoja kurrsesi. Po lutesha me gjithë zemër që ajo të ishte gjallë, por më pas pashë Sarën, vogëlushen time të pajetë”, tha Ahmed Alhashimi.

Ai tregoi se ai luftoi shumë që të mbante dorën e vajzës së tij pa e lëshuar, por njerëzit që po tentonin të largoheshin me forcë nga gomonia që po përmbysej e ndanë atë nga vajza.

 

41-vjecari nga Iraku, rrëfeu se të gjithë ata që ishin në gomone shkelën mbi gjithçka vetëm për të shpëtuar. Ai tregoi për gazetarin e BBC, se kaloi 14 vite në vendet e Bashkimit Europian, por kërkesat e tij për Azil u refuzuan si nga Belgjika ashtu edhe nga Suedia.

41-vjeçari, tha se askush që e kritikon nuk e di atë se çfarë ai ka përjetuar dhe se udhëtimi me gomone drejt Anglisë, ishte shpresa e tij e fundit.

Sara, vajza 7-vjeçare ishte në mesin e 5 personave që humbën jetën nga përmbysja e një gomoneje në jug të Calais përgjatë javës së shkuar, pasi trafikantët e qenieve njerëzore kishin hipur në gomone 112 persona.

Ishte pikërisht numri i lartë i personave në gomone, që shkaktoi edhe përmbysjen e saj.