Mediat greke shkruajnë se autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për gjetjen e përdhunuesit 45-vjeçarit Spartak Dyrmishi, pas ngjarjes së ndodhur në Palaio Faliros, i cili kaloi kufirin për të shmangur arrestimin në Greqi.
Shqiptari, i cili u identifikua si autori i përdhunimit të viktimës 34 -vjeçare dhe tentativës së dhunimit të një 24 -vjeçareje në orët e para të së dielës së kaluar, raportohet se ka kaluar kufirin greko-shqiptar nga Kakavia, në orët e para të 27 tetorit.
Përdhunuesi me tatuazh ka lëvizur i pashqetësuar pasi fillimisht policia shqiptare nuk ka asnjë informacion për 45-vjeçarin.
Mirëpo, siç tha përfaqësuesi i Ministrisë së Rendit Publik të Shqipërisë, sapo kanë marrë sinjalin nga policia greke, kanë nisur kontrollet intensive për arrestimin e të dyshuarit për përdhunim.
Deri më tani, 45 -vjeçari mbetet i pa kapur ndërsa Policia greke është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e vendit tonë, duke dhënë informacione për kriminelin.
Viktima kishte arritur t’i shpëtonte policisë, ndërsa nëna e të dyshuarit duket se e konfirmon ngjarjen.
Ajo foli për ERT për torturat që po kalonte pranë tij teksa 45-vjeçari po pinte dhe i vidhte paratë.
“Ai ka vdekur për mua. Nuk mundem. E ndjej se ka vdekur. Unë nuk e dua atë. Unë jam 70 vjeç. Unë them do marr pension, po më merrte lekët. Ai pi raki, pi birra, policia erdhi këtu, gjeti një cigare hashash. Nuk e dua një fëmijë të tillë ”, tha nëna e 45-vjeçarit të arratisur.