Festë në qendër të Himarës. Pas fitores së kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, mbështetës të tij kanë zbarkuar para zyrës së OMONIA-s dhe zyrës elektorale të kreut të ri të bashkisë.
Ata e kanë pritur me shumë entuziazëm lajmin, që në momentin kur po numërohej dhe kutia e fundit. Diferenca mes tij dhe kandidatit socialist ishte shumë e vogël, vetëm 19 vota.
Kujtojmë se Beleri e priti lajmin nga burgu, pasi akuzohet për blerje votash.