Ballina Lajme Politike Francezët kundër rritjes së moshës së pensionit, Macron përballet për herë të...

Francezët kundër rritjes së moshës së pensionit, Macron përballet për herë të parë me protestuesit e revoltuar

1

Macron përballë protestuesve

Presidenti francez, Emmanuel Macron është përballur për herë të parë me protestuesit në Francë kundër rritjes së moshës së pensioneve me 2 vite.

Presidenti francez, Emmanuel Macron është përballur për herë të parë me protestuesit në Francë kundër rritjes së moshës së pensioneve me 2 vite. Në daljen e tij të parë publike që pas nisjes së protestave, Macron u përball me parulla të ndryshme të protestuesve jashtë një fabrike në rajonin lindor të Alsas. Teksa ecte mes turmës me protestues, një prej të pranishmëve i kërkoi Macronit të jepte dorëheqjen sepse qytetarët nuk e duan këtë reformë.

Në shenjë revolte punonjësit e fabrikës ndërprenë për pak kohë energjinë elektrike brenda fabrikës. “Po drejton një qeveri të korruptuar, do të biesh shumë shpejt, vetëm prit dhe shiko”-iu drejtua një protestues.

Mes të pranishmëveë pati edhe nga ata të cilët e përgëzuan Macronin për punën e bërë.

Si përgjigjie ndaj tyre, Macron shtoi se nuk ishte e mundur që një shoqëri të dëgjonte vetëm ata që “bëjnë më shumë zhurmë”, ndërsa ai kërkonte të nxjerrë në pah aspektet pozitive të reformës.

Në fundjavë Macron nënshkroi ligjin që parashikon një rritje të moshës për daljen në pension nga 62 që ishte në 64 vjeç. Kjo ka sjellë pakënaqësi të lartë te qytetarët të cilët kanë protestuar për muaj me rradhë, duke shkaktuar kaos në qytetet kryesore të vendit. B.V/Shqiptarja.com