Fotografia e publikuar nga një gazetar turk ka bërë xhiron e rrjetit. Në foto shihet një pjesëtar i ekipit të shpëtimit grek që mban në krahë një fëmijë turk, duke përcjellë mesazhin se Greqia është krah Turqisë në këtë tragjedi që ka prekur vendin.
“Greqia që e kërcënuam ‘do të vijmë papritur një natë’ i dha një mësim humanizmi diktatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, shkruan gazetari HasanCucuk në statusin e tij të publikuar në Twitter.

Ndërkohë Panagiotis Kotridis, sqaron se fotoja e bërë nga ai nuk është e vërtetë, por është një kompozim me qëllim për të dhënë mesazhin e mbështetjes dhe për të vënë në pah kontributin e ekipit grek të shpëtimit në zonat e prekura nga tërmetik në Turqi.
Turqia dhe Siria u goditën nga tërmeti shkatërrimtar 7.7 ballë, ku mbi 17 mijë persona humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.
Greqia është solidarizuar me shtetin turk. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi menjëherë për dërgimin e ekipit të shpëtim-kërkimit në Turqi.
(BalkanWeb)