Ballina Lajme Format trupore, ‘trendi’ më i gabuar në kohët e sotme

Format trupore, ‘trendi’ më i gabuar në kohët e sotme

1

Nëse jeni rritur gjatë viteve 2000, me siguri jeni përballur me periudhën e standardeve joreale të bukurisë. Ishte periudha kur në televizione dhe revista pasqyroheshin modele që mbanin dieta ekstreme dhe masa 6 (small) nuk ishte mjaftueshëm mirë.

Ato standarde kanë lënë gjurmë, janë ekzistente edhe sot, duke mposhtur edhe epokën ‘Kardashian’.

Humbja e 16 kilogramëve për 2 javë, nga Kim Kardashian, për eventin e Met Gala, ka rikthyer në diskutim konceptin e dietave ekstreme. Gjithashtu është përhapur një narrativ se standarded e bukurisë të asaj epoke tashmë janë në trend.

Një artikull i komentuar në mediat ndërkombëtare është:

Ka një pretendim të gabuar në këtë artikull. Llojet e formave trupore NUK JANË TRENDE.

Kjo mund të jetë e qartë për shumë prej jush, por mund të krijojë konfuzion tek vajzat e reja, në moshën e adoleshencës.

Truri i tyre është më i lakueshëm. Nuk mund të mendojnë ende në mënyrë kritike, ashtu si të rriturit, për sa i përket vlerësimit të informacioneve, nëse është i dobishëm, i vërtet apo i parëndësishëm.

Pra, rezultati: historia po përsëritet në mënyrën më të keqe. Pavarësisht një dekade gjatë së cilës është mbështetur pozitiviteti dhe neutraliteti trupor, tani na thuhet se llojet e trupit janë binarë – trup i mirë dhe trup i keq.

Këto mesazhe na privojnë dhe na ‘ushqejnë’ me vendime të pashëndetshme për të shkuar drejt ‘trupit ideal’.

Fakt mbetet se ne shpenzojmë shumë kohë duke diskutuar mbi trupat, se çfarë madhësie duhet të jenë.

Pra, çfarë mund të bëjmë ne, si individë, konsumatorë dhe përdorues të mediave sociale, kur përballemi me këtë lloj retorike që ecën përpara??

Hapi i parë, është të adresojmë paragjykimet tona të brendshme.

Shqyrtoni marrëdhënien me trupin tuaj dhe mesazhet e dëmshme që keni përvetësuar në lidhje me madhësinë, peshën dhe formën.

Dhe sigurohuni t’i kujtoni vetes – dhe të tjerëve – se trupi nuk është trend.

Tendencat kanë të bëjnë me gjërat e jashtme, gjërat që mund të blejmë ose të veshim ose të zgjedhim të bëjmë – tendencat vijnë dhe shkojnë.

Ne duhet të përqendrohemi në mënyrën se si mund të kujdesemi për trupin që kemi, në vend që ta detyrojmë të përshtatet me idenë e dikujt tjetër, për atë që ‘duket mirë’ në një moment të caktuar kohor.