Ballina Lajme Fluksi në pikat e kalimit kufitar, Balla: Po e monitorojmë

Fluksi në pikat e kalimit kufitar, Balla: Po e monitorojmë

5

Përmes një reagimi në llogarinë  etij në “Facebook”, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, infomon se ka komunikuar me homologët e Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut, për të bashkëpunuar në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar.

Reagimi i Ballës:

 

“Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve. Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht. Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar. Nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por vijojmë të ndjekim dhe aty flukset”,  shkruan Balla.