Ballina Lajme Flet nëna e vajzës së përdhunuar në Korçë:Burri gjeti djalin të zhveshur...

Flet nëna e vajzës së përdhunuar në Korçë:Burri gjeti djalin të zhveshur në shtëpinë tonë

1

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Rehovë Korçë, ku një 23-vjeçare u abuzua seksualisht nga kryeplaku Ervis Rrapo, ka folur nëna e vajzës.

Valbona Grozdani ka rrëfyer se si e kanë mësuar ngjarjen. Grozdani thotë se ishte bashkëshorti i saj që gjeti të zhveshur dhe të dehur djalin në koridorin e banesës së saj.

Sipas nënës vajza nuk është në gjendje të mirë shëndetësore pasi është tronditur nga ngjarja.

“Ishim në arrë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me 2 klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. S’kemi patur konflikte. Vajza sështë aq mirë se u trondit”, tha Grozdani.

Në lidhje me rastin babai i 23-vjeçares ka bërë një kallëzim në polici. Menjëherë më pas është arrestuar kryeplaku Ervin Rrapo.