Ballina Lajme Flet nëna e 34-vjeçarit që mbylli gruan në banesë: Ajo ka pasur...

Flet nëna e 34-vjeçarit që mbylli gruan në banesë: Ajo ka pasur lidhje të tjera…

7

Nëna e 34-vjeçarit Asqeri Mandri, ka folur për mediat, pas arrestimit të të birit, menjëherë pas denoncimit të bashkëshortes së tij, se e dhunonte dhe e mbante të izoluar në banesë, monitoruar nga kamera sigurie.

Ajo ka thënë se djali i saj nuk e ka dhunuar asnjëherë, teksa shton se nusja kishte disa lidhje jashtëmartesore, që i biri ia kishte falur.
Për kamerat ajo thotë se i ka montuar i biri pasi ishte xheloz.

“Kjo e shtrënguar nuk ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Nëna djalin e dua me grua e fëmijë të jetë mirë… ajo arriti as rrogën nuk e dorëzoi. I la dhe fëmijët dhe iku në punë. Shkonte në punë, unë i bëja të gjitha punët në shtëpi. Çuni tha bëri tre gabime ia fala. Iku çuni jashtë shtetit, i dolën mendtë çunit. Ka 8-9 vjet e martuar. Djali nuk e ka dhunuar.

Djali u kthye, i thash mos se e pashë se çfarë po i bënte kjo. Gabime i kam parë sa të duash, i kam mbuluar dhe nuk u kam thënë as kësaj dhe as djalit. E kam parë duke bërë dhe video në krevat… telefonin nuk e hiqte nga telefoni. Dashnor pas dashnori… ma ka fut djalin kot në burg. E kishte pas denoncuar, e ka bërë me plan. Çuni i vuri kamerat, ishte xheloz”, ka deklaruar nëna e 34-vjeçarit.