Pasditen e sotme, babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur pas komenteve plot urrejtje në rrjet.
Në lidhje skype nga Italia, Arbër Tito ka thënë se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë.
Ai ka kundërshtuar qëndrimet e opinionistëve duke thënë se ata zgërdhihen(qeshin) dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën në spektakle të ndryshme
Në fund të bisedës e cila tregoi disa herë se babai i moderatores ishte shumë i prekur, ai shtoi se Kiara ka qarë 3 ditë rresht pas daljes nga shtëpia.
Ai kërkoi mirëkuptimin e gjithë ndjekësve, të cilët duhet ta vendosin veten në vendin e Kiarës, familjarëve, prindërve, e çdo personi tjetër para se të sulmojë.
Kjo nuk është hera e parë që gjuha e urrjetjes në rrjet kalon çdo limit e megjithatë duket se ndjekësit e tifozët e formatit nuk kanë arritur të përmbahen, duke shfaqur mospërmbajtjen e madhe nga e cila karakterizohen!