Ballina Lajme Flet babai i foshnjës së braktisur në bodrum, përgënjeshtron 30-vjeçaren: Nuk isha...

Flet babai i foshnjës së braktisur në bodrum, përgënjeshtron 30-vjeçaren: Nuk isha në dijeni të shtatzënisë, nëse ishte i imi s’ja fal kurrë

121

Pas dëshmisë së nënës 30-vjeçare, e cila braktisi foshnjën e saj të sapolindur në një bodrum, ka folur i ati i foshnjës.

30-vjeçarja tha se e kishte lindur në bodrum dhe e kishte braktisur për shkak të opinionit publik, pasi i dashuri i saj, të cilin e kishte njohur në rrjetet sociale dhe e kishte takuar vetëm  një herë nuk kishte mbajtur përgjegjësi për fëmijën.

Mirëpo, i ati i foshnjës, ka thyer heshtjen.

Në emisionin “Me zemër të hapur” ka thënë se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj.

I riu tha se nëna e vajzës ishte në dijeni për lidhjen e tyre.

“Atë marrëdhënie e ndërpreu vetë vajza sepse nuk donte. Nëse e zbuloj se ADN e fëmijës del që është i imi, nuk ia fal kurrë. Nuk kam për t’ja falur atë qe beri. Unë kam mesazhet e shkëmbyera me atë dhe nënën e saj. Keni mesazhet do t’i nxjerr një ditë”, tha ai./Albeu.com