Ballina Lajme Politike Fjalimi i Ramës në Asamblenë e KiE, Kurti: Nuk e kam dëgjuar

Fjalimi i Ramës në Asamblenë e KiE, Kurti: Nuk e kam dëgjuar

3

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim mbështetës në Këshillin e Europës ndaj ish-liderëve të UÇK-së të cilët qëndrojnë të arrestuar në Dhomat Speciale në Hagë për shkak të akuzave që e kanë bazën në raportin e Dick Martyt.

Gjatë fjalimit të tij, Rama pati kritika të forta ndaj KiE, ndërsa kërkoi rrëzimin e menjëhershëm të akuzave të ngritura ndaj UÇK-së.

Për këtë fjalim është pyetur kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por ai është shprehur se nuk mund ta komentojë pasi nuk e ka dëgjuar fjalimin e Ramës.

Kurti tha se nuk ka pasur mundësi të ndjek fjalimin e Ramës pasi ka qenë i zënë me takime gjatë të gjithë ditës.

“Nuk di a kam kontribuar në fjalimin e Edi Ramës, sepse nuk e kam dëgjuar. Kam qenë në Pejë sot dhe tërë ditën nëpër takime të ndryshme e në mbrëmje vonë përpiqem që të updatohem”, tha ai.