Ballina Lajme Ekonomi Financat, rimbursimi i pagave fillon sot

Financat, rimbursimi i pagave fillon sot

1

Duke filluar nga sot, të gjithë kompanitë që paguajnë punonjës me pagë minimale mund të aplikojnë tek e-Albania për të përfituar rimbursimin e caktuar nga qeveria.

Lajmin e dha ministrja e Financave që deklaroi edhe se pagat në sektorin shtetëror do të fillojnë të rriten pas miratimit nga Kuvendi të projektligjit të qeverisë.

Udhëzimi i ministrisë së Financave ka bërë aktiv edhe aplikimin në portalin e-Albania, ku bizneset duhet të deklarojnë listën e punonjësve të tyre me pagë minimale për të marrë kompensimin.

Ministrja Ibrahimaj sqaroi gjithashtu edhe shtyrjen që Kuvendi i ka bërë projektligjit të ri të qeverisë dhe që lidhej me rritjen e pagave të sektorit shtetëror duke filluar nga 1 prilli i këtij viti.

Ministrja e Financave vijoj edhe këtë muaj praktikën e mirë të dikasterit të saj për të zhvilluar konferenca periodike me shtypin, duke bërë të njohur edhe treguesit fiskale dhe ekonomike të tre mujorit të parë të këtij viti, që vijojnë trendin rritës në vijim edhe të ecurisë pozitive të vitit të kaluar kur rritja ekonomike shënoi 4,87 për qind, rritja më e lartë në rajon.

 

Përgatiti: Bardhi Sejdarasi

/rtsh/