Franca 3-3 Argjentina
Franca dhe Argjentina do të diskutojnë finalen e Botërorit në shtesa, pasi 90 minutat përfunduan 2-2.
Kombëtarja Albiceleste e fillon mirë ndeshjen dhe shpërblehet me penallti në minutën e 21-të, Dembele ndërhyn me naivitet në zonë ndaj Di Marias dhe për arbitrin kishte penallti.
Lionel Messi merr përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke mposhtur portierin Hugo Lloris.
Të besuarit e Lionel Scalonit gjejnë të papërgatitur “gjelat” dhe me anë të një kundërsulmi, realizojnë golin e dytë me Di Marian, i cili kishte minuta të tëra që përpiqej të bënte diçka të tillë në të gjitha mënyrat, si me goditje nga afër zonës, ashtu edhe me gjuajtje nga distanca.
As në pjesën e dytë, francezët nuk gjejnë dot vetveten, madje e kanë të vështirë edhe të godasin në kuadrat.
Gjithsesi, për të parë shkëndijat e para të tyre u desh të vinte minuta e 70-të, kur shfaqet Kylian Mbappe, i cili nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, 2 gola personal për të për të barazuar shifrat.
Minutë pas minute:
120- Koha për penallti.
116- Penallti për Francën. Gol i Mbappe, Kylian fantastik.
109- Gol Messi. Ylli argjentinas nuk fal. Feston Argjentina, pak minuta nga fundi.
90- Mbyllet koha e rregullt.
71- Franca është rifutur në lojë pasi shndërron në gol një penallti. Kylian Mbappe bën atë që di të bëjë më mirë, duke dërguar topin në rrjetë. Pak më pas, i njëjti autor realizon golin e barazimit
61- Sërish Messi, por topi devijohet. Argjentina synon golin e 3-të.
60- Ekipi i Deschamps nuk reagon, edhe pse mbetet në disavantazh të dyfishtë. Asnjë goditje në portë.
45- Mbyllet fraksioni.