Një kafshë e egër është shfaqur për herë të parë në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”.
Advertisements
Bëhet fjalë për macen e egër. Pamje të maces së egër janë kapur me kamerat kurth të vendosura në park.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar dy foto të kësaj kafshe të egër në rrjetet sociale.
“Bota e egër e zonave tona të mbrojtura vjen me raportime mjaft të mira nga specialistë e AdZM-ve
Përtej imazheve të përftuara nga Bjeshka Orosh, sjellim një tjetër lajm të rëndësishëm,atë të dokumentimit për herë të parë të Maces së egër në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Imazhet janë siguruar falë kamerave kurth”, thekson AKZM.