Këngëtarja e njohur, Fifi ka reaguar pas batutës që bëri Donaldi në emisionin “Më lër të flas” që nisi dje.
Në një nga skeçet e emisionit, teksa i tregonte shtëpinë e Big Brother , aktori i humorit i tregon Mozzik-ut dhe vendin ku u rrëzua Fifi.
“Këtu u rrëzua Fifi”, teksa në dysheme vendosin një tufë me lule.
Mirëpo, ky veprim nuk është pritur mirë nga këngëtarja, e cila thotë se do të përballen me gjyq.
Në videon që tashmë është fshirë, ajo shprehet:
“Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë.
Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, shprehet këngëtarja.