Ballina Kulture Fieri qyteti i vlerave të rralla kombëtare,jo vetëm kantier ndërtimi, por edhe...

Fieri qyteti i vlerave të rralla kombëtare,jo vetëm kantier ndërtimi, por edhe gëzimi edhe argëtimi mund të cilësohet bashkia e Fierit

1

Fieri qyteti i vlerave të rralla kombëtare Jo vetëm kantier ndërtimi, por edhe gëzimi edhe argëtimi mund të cilësohet bashkia e Fierit. Këtë emërtim e bëjmë pa frikë nisur dhe nga larmishmëria e aktiviteteve që zhvillohen sa në mjediset urbane të tij, por edhe në ato rurale.

Fieri prej vitesh ka kthyer në traditë festive sipas stinëve të vitit një shumëllojshmëri aktivitetesh që kanë qenë të lidhur dhe me aktivitetin e banorëve të zonave rurale.

Tashmë është bërë traditë që fundviti të festohet me garën e gjelave të detit, atë të prodhimit të luleshtrydheve apo edhe në festën e bukur dhe plot sharm të festës së grurit.

Zhvillimi kulturor i banorëve të kësaj bashkie ka qenë një ndër pikat e programit elektoral të zotit Subashi, që jo vetëm i ka plotësuar synimet, por edhe kaluar pritshmërinë e tij.

Studimi i burimeve dhe kapaciteteve njerëzore, hapësirat e nevojshme kanë bërë të mundur që në Fier të shënohen një sërë shfaqjesh dhe produksione me vlerë të rrallë të ndërthurura sa me klasiken dhe moderne.

Tashmë, qyteti i Fierit ka një teatër me infrastrukturë modern dhe një skenë e cila mirëpret sa trupën e teatrit “Bylis”, por edhe realizime skenike nga aktorë dhe regjisorë vendas dhe të huaj.

Në skenën e këtij teatri, pas rikonstruksionit të godinës dhe mjediseve të brendshme, vetëm këtë vit janë shënuar një sërë shfaqjesh si “Ora e vdekjes” që trajton fatin e të burgosurve politikë në Kosovë dhe Shqipëri apo dhe “Shtëpiake të dëshpëruara”.

Një tjetër shfaqje mbreslënëse me energji rinore është shpalosur në skenën e teatrit “Bylis”. “Rini e Çmenduri’ është një dramë e fortë, e cila trajton problemet e shumta që mbart sot shoqëria.

Është një dramë që trondit, por njëkohësisht edhe të zgjon. Periudha e pandemisë sërish nuk e ndali jetën kulturore duke përdor sistemin on line të pjesëmarrjes dhe në “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Online” të teatrit “Bylis”. Qytetarët fierakë kanë shijuar interpretimet e këngëtarëve të skenës “Këngë moj” duke mbledhur së bashku mijëra qytetarë nga Fieri, por edhe zonat përreth.

Së fundit ata shijuan “Koncert për Paqen në Tour” dhe emocionet që iu dhuruan zërat brilantë të tenorëve Josif Gjipali e Kastriot Tusha, shoqëruar nga Orkestra Italiane Magna Grecia teatrin “Bylis”. “Koncerti për Paqen” ka bashkuar në Janinë personalitetet më të larta të këtij vendi ku i pranishëm ishte dhe kryetari I bashkisë zoti Armando Subashi.

Arti është një urë bashkëpunimi dhe në këtë kontekst kryebashkiaku i Janinës Moisi Elisaf do të vizitojë Fierin së shpejti, me qëllim nisjen e një bashkëpunimi në fushën e turizmit kulturor Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore së zonës fierake është një mundësi tjetër për të shpalosur pasuritë kultrurore të këngëve dhe valleve të kësaj treve.

Bile kalimi i tyre ndër brezat e rinj vazhdon të mbetet një tjetër synim i punës së saj në vijimësi. Në Panairin e Verërave, organizuar në Beograd, krahas prodhuesve të mirënjohur botërisht, prodhuesve të rajonit, ishte edhe “FABA” fierake.

Territori i bashkisë së Fierit është i pasur me qendra të qytetërimit antik vlerat e të cilit kanë tërhequr me mijëra vizitorë nga të gjitha anët e botës. Numër ky është nga viti në vit ka shënuar një rritje të konsiderueshme. Parku arkeologjik i Apolonisë i shpallur monument kulture është një nga parqet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe ata shqiptarë.

Duke qenë në qendër të vëmendjes nga qeveria dhe nga Ministria e Kulturës, ky park arkeologjik iu nënshtrua një restaurimi rrënjësor duke e bërë atë të denjë për vlerat historike që përfaqëson. Projekti i rehabilitimit të të gjithë parkut të Apolonisë, një investim prej 750 mijë eurosh ishte i plotë që nga masterplani, tek sistemi inxhinierik, tek sistemi elektrik, sistemi i pompave të ujit e deri tek itineraret e turistëve. Përfshin kjo dhe restaurimin e kishës së Shën Mërisë, të Manastirit dhe Trapezarisë dhe të gjithë sistemin e portikëve të statujave dhe të muzeut.

Kisha e ndërtuar rreth vitit 1220, është unike në Shqipëri për shkak të konfigurimit të pazakontë të saj në formën e kryqit të brendashkruar. Manastiri i Shën Kozmait, është një tjetër pasuri e çmuar të trashëgimisë sonë kulturore.

Nëntoka fierake në çdo kohë mund të të suprizojë me pasurinë që ajo shfaq nga gërmimet arkeologjikë. Gërmimet dhe zbulimet në tempullin antik i Shtyllasit ndodhur pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë sjellin dëshmi autentike të një tempulli antik, rreth 2500 vjeçar, i cili ruan plotësisht bazamentin e tij, si një prej Tempujve ndër më të rëndësishmit në rajon.

Përmes këtij shkrimi u përpoqëm të bëjmë një vizitë në jetën kulturore artistike të bashkisë së Fierit, vlerat e së cilës janë absolutisht të rralla dhe me vlera./Tv Kombi