Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin P. I., 26 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 23 vjeç dhe S. R., 32 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Liri”, automjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. R. dhe për pasojë, është dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtohej nga 32-vjeçari, shtetasja L. Gj., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve R. J., 27 vjeç dhe N. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Biçakaj, kanë vjedhur automjetin e shtetasit Sh. Z., dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. Z. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. S., 43 vjeçe, banuese në Babunjë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj se kjo shtetase, në mënyrë të kundërligjshme, është larguar nga banesa, së bashku me vajzën e tyre 17 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.